Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do t'ju drejtohet mediave. (Online në faqen e BE-së në Kosovë në Facebook dhe përmes platformës Zoom, ora 9:45)

AGRO Media Center dhe Shoqata Nacionale e Mjedrës “Mjedra e Kosovës”, mban tryezën "Roli i mediave në promovimin e sektorit të pemëve të imëta në Kosovë". (Maxhunaj – Vushtrri, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, do të bëjnë shpërndarjen e rreth 400 pakove ushqimore për familjet në nevojë. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” Malishevë, ora 10:00)

Agjencia për Informim dhe Privatësi organizon Konferencë Regjionale me Autoritetet simotra nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit, objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore. (Salla e Kuvendit, Mitrovicë Jugore, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla e Kuvendit, Gjakovë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit, Rahovec, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos sondazhin e realizuar në Kosovë dhe në Serbi gjatë këtij muaji, lidhur me procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. (Zyrat e KDI-së Prishtinë, ora 10:30)

OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim mbajnë forumin publik për përdorimin e gjuhëve. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore organizuar nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me temën “Konferenca Euroaziatike mbi gjuhën dhe shkencat sociale XIV". ( Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban simulimin e procesit të gjykimit, në kuadër të projektit "Rritja e Transparencës dhe Sundimit të Ligjit në Kosovë - Komunitetet me Shumicë Serbe", në partneritet me OJQ AKTIV. (Gjykata Themelore dega e Mitrovicës Veriore, salla e gjykatës, ora 12:00)

Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova mban konferencë për media. (Ambasada e Italisë Prishtinë, ora 15:45)

Fondi Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) nderon bursistët e KAEF-it, në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:00)

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Dhembje e heshtur”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat