​Masat e nxehta ajrore nga Afrika Veriore mbeten prezente deri më 7 korrik

Kosova

​Masat e nxehta ajrore nga Afrika Veriore mbeten prezente deri më 7 korrik

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit, si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

Qershori u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjella me reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat