​Ngjarjet e datës 5 korrik

Kosova

​Ngjarjet e datës 5 korrik

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Mbahet takimi në mes të delegacionit amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 09:00 – 11:30)

Mbahet ceremonia e pranim/dorëzimit të kamionëve të rinj për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave në regjionin e Ferizajt, donacion ky nga Qeveria e Japonisë. Të pranishëm: ambasadori jo-rezident i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu. (Sheshi para ndërtesës së vjetër të Komunës së Ferizajt, ora 09:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Institute for Economic Research and Legal Studies (IERLS) me seli në Prishtinë, organizojnë tryezën shkencore “Pandemia COVID-19, masat e qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efekti i saj në ekonomi: a ishin masat të pashmangshme? Çfarë më tutje?” (Ndërtesa e Rektoratit UHZ, rruga “UÇK” p. n., Pejë, ora 10:00 – 13:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës – AKRK për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. Të ftuar: rektori i UP-së Naser Sahiti dhe u.d. sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi.(Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 11:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media, me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Zyra Kombëtare e Auditimit, rr. “Ahmet Krasniqi”, 210, lagjja “Arbëria”, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Instituti Demokratik i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

UBT nënshkruan marrëveshje me universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa, në shtrirjen e bashkëpunimit në fushën e edukimit, shkencës dhe arsimit. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, te QMI, ora 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut prezanton Draft-ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jashari, i angazhuar nga UN Women. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës mban diskutim dhe votim eventual të emrave të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, ora 13:30, pamje në fillim të takimit) 

Prokurori në rastin Gucati-Haradinaj – konferenca para apelit 14:00. (Hagë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat