​Fillon caktimi i termineve për vizita specialistike në QKUK

Kosova

​Fillon caktimi i termineve për vizita specialistike në QKUK

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka filluar caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton të gjithë pacientët, se nga dita e mërkurë, 6 korrik 2022, do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 

Caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna të premte, në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora 12:00 deri 14:30. 

Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit. Nëse bëni termin pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!

ShSKUK është në finalizim të planit për caktim të termineve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do t` ju informojmë, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat