Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:56
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës. (Salla e seancave, ora 10:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit katër vjeçar në krye të OEK-ut. (OEK, ora 10:00)

Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.M., E.B., dhe A.B., të akuzuar për shkak të veprës penale vrasja e rëndë. (Gjykatën Themelore Ferizaj, salla III, kati i parë, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sallën e takimeve të KGjK, ora 13:00)

Sport Club Gjilani zhvillon ndeshje me FK Liepaja në kuadër të eleminatorit në UEFA Conference League. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ora 20:00)

Përfaqësues të Sport Club Gjilani, mbajnë konferencë për media pas ndeshjes me FK Liepaja. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ora 22:15)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat