Zjarr në një pompë derivatesh në Mramor, dalin detaje nga policia

Kosova

Zjarr në një pompë derivatesh në Mramor, dalin detaje nga policia

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri ka kapluar një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës sot rreth orës 04:00. 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka pranuar informata për këtë incident sot rreth orës 04:00.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat