Komuna e Suharekës lëshon parkingje për bashkatdhetarët

Kosova

Komuna e Suharekës lëshon parkingje për bashkatdhetarët

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:56
Komuna e Suharekës

Ndërsa kufijtë e Kosovës këto ditë janë të stërngarkuar duke qenë se po vijnë për pushime bashkatdhetarët. Komuna e Suharekës ka vendosur që në shërbim të atyre që vijnë për pushime në këtë komune, të ofrojë parkingje të mjaftueshme.

Kjo komunë po ashtu ka zgjatur edhe orarin e punës. Stina e verës sjell gjallëri në mbarë Kosovën , por në komunën e Suharekës gjithçka ndryshon në këtë stinë .

Banorët që kanë migruar kthehen në vendlindje për tu çmallur me të afërmit dhe njëkohësisht i shtonë koloritin kësaj komune . Ka dy vjet që për shkak të pandemisë ata i munguan këtij qyteti të vogël . Për kaq kohë , ata thonë se diçka ka ndryshuar .

Suhareka është qytet i vogël dhe parkingjet janë të pamjaftueshme për automjetet që vijnë nga diaspora. Për këtë komuna e Suharekës ka vendosur të iu vijë në ndihmë.

Kryetar i Suharekës Bali Muharremaj tha për RTK-në se në regjistrimin e viti 2011 Suhareka kishte 30 % të popullatës në mërgim , ndërsa nga vala e ikjes së viteve të fundit kjo komunë mund të ketë kaluar 40 % e banorëve që punojnë e jetojnë në vendet e perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat