Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP)

Kosova

Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP)

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 09:42
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit 2021-2025ka realizuar takim me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të  Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë, është bërë inaugurimi i zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë.

Kjo zyre do të shërbejë për aktivitetet dhe takimet e rregullta si dhe adresimetë kërkesave të komunitetit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në fshat, e cila është vlerësuar e mirë.Po ashtu së bashku me këtë këshill janë shpërndarë edhe fletushka për parandalimin e zjarrëvënjeve me moton ,,Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’ me qëllimin e sensibilizimit të qytetarëve për rrezikun dhe pasojat që mund të vijnë nga veprimet e tilla.

Këshilli Lokal për Siguri Publike po vazhdon të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat