Ata që infektohen me COVID-19, i kanë të detyrueshme 5 ditë izolim

Kosova

Ata që infektohen me COVID-19, i kanë të detyrueshme 5 ditë izolim

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:35
Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1793 raste të reja, andaj edhe numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 8 mijë.

“Aktualisht gjendja me Covid-19 në vendin tonë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik e frikë”, ka theksuar pulmulogu Flamur Marku.

“Për fatin e mirë, tani ka shumë raste që janë vetëm forma të lehta të menaxhueshme, të cilat  menaxhohen në mënyrë ambulatore ose në shtëpi siç e ka cekur edhe drejtori dhe ne jemi të informuar se ka mjaft hapësira për momentin, por në rast nevoje do të veprojmë si herët e tjera. Momentalisht është një gjendje stabile dhe  nuk ka vend për panik. Sidomos pacientët që janë të  vaksinuar, do ta kalojnë në mënyrën më të lehtë të mundshme”,  ka thënë Marku .

Në bazë të raporteve dhe pacientëve janë mosha të ndryshme të të prekurve me Covid-19, kemi parë se janë edhe dy foshnje në mesin e të prekurve .

“Ne praktikën tonë të përditshme  kemi parë se është mosha e re, sepse edhe ekspozimi  dhe mënyra e jetesës është më e afërt  për ato mosha që po e bartin më tepër. Edhe fëmijët nuk përjashtohen të preken nga këto forma, por, fatmirësisht moshat e reja përveç kur kanë ndonjë komplikim,  përndryshe ato po e  kalojnë më lehtë, por kur po preken moshat më të shtyra,  risku është më i madh”, tha ai.

Në pyetjen se a ka nevojë për izolim dy javë, apo jo, doktori u shpreh se sipas IKSHPK-së janë pesë ditë të obligueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat