​KEK tregon pse është ndalur Njësia A-5

Kosova

​KEK tregon pse është ndalur Njësia A-5

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë vazhdë njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi dhe si e tillë është bërë sipas planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik.

“Sot kemi zëvendësuar prodhimin e kësaj njësie nga deponimet në KESH dhe KEK momentalisht është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MWh/h.

Sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është po e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë që janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që njësia të rikthehet në operim sipas planifikimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat