​Ngjarjet e datës 26 korrik

Kosova

​Ngjarjet e datës 26 korrik

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin plotësues të komisioneve të përhershme, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës zhvillon këto aktivitete:

10:00 - Përurohet libri “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella. (Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

11:00 - Bëhen homazhe pranë varrit të Adem Demaçit. (Varrezat e Dëshmorëve Prishtinë)

12:00 - Vizitohet sheshi “Adem Demaçi” dhe vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2021. I ftuar drejtori, Fatmir Plakiqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantojnë dy projekte që lidhen me diasporën. (MPJD, salla e konferencave, ora 11:00)

Agjenda e Ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës:

11:00 - vendosja e kurorave - Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.

11:10 - hapja e ceremonisë memoriale- Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.

11:15 – fjalimet

11:30 – parakalimi i gardës dhe njësiteve policore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15, pamje)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Mbahet debati me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 13:00)

SHFMU "Vëllezerit Frashëri" Lipjan pranon donacionin me pajisje kompjuterike nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë "Naim Frasheri" Zvicër. (SHFMU "Vëllezerit Frashëri" Lipjan, ora 14:00)

Përurohet Instalacioni Artistik unik në lumin Ibër, pranë Urës Kryesore. (Mitrovicë, ora 19.00)

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes mbahen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak, Mollopolc dhe Vojnoc. (Ora 09:00)

Dhurohet gjak vullnetar nga të rinjtë e fshatit Rashnicë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Xhamia e fshatit Rashnicë, ora 10:00-15:00)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Shtëpia e Kulturës Shtime, ora 11:00)

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes realizohet një vizitë në Muzeun e Qytetit në Shtime. (Sheshi “Ahmet Shtimja”, ora 12:00)

Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencë për diversitetin kulturor.(Qendra private kulturore “Aquarious”, Mitrovicë e Veriut, ora 18:00-20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat