Mini-tornado në Lipjan

Kosova

Mini-tornado në Lipjan

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:36
Mini-tornado në Lipjan

Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit.

Lexuesit e medias kanë treguar pamje nga një fenomen i pazakontë, i krijuar nga stuhitë e sotme. Një shtëllungë në formë të një mini-tornado, ka përfshirë një pjesë të Lipjanit.

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh shkaktojnë dëme materiale dhe në njerëz.

Tornado më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në marsin e vitit 1925, u shtri për rreth 355 kilometra përmes Missouri, Illinois dhe Indiana. 

Pamjet mund ti shkoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat