87 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale – dy prej tyre foshnje

Kosova

87 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale – dy prej tyre foshnje

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të shtunën se 87 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e vendit.

Në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive.

Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje.

Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe në Spitalin e Mitrovicës po trajtohen tre pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat