Gjykata masë paraburgimi për të pandehurin për veprën penale trafikim me njerëz

Kosova

Gjykata masë paraburgimi për të pandehurin për veprën penale trafikim me njerëz

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:20
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. A, për shkak se dyshohet se ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën/viktimën, me të meta psiqike.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën/viktimën, me të meta psiqike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat