​Lipjan, aktivitetet sportive dhe argëtuese mbyllin Mërgata Fest&Sport

Kosova

​Lipjan, aktivitetet sportive dhe argëtuese mbyllin Mërgata Fest&Sport

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar edicioni i parë i Mërgata Fest&Sport, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Lipjanit.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte afrimi i shqiptarëve në diasporë me popullin vendas, raporton KosovaPress.

Pjesëmarrës ishin kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me organizatorët, si dhe zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Fillimisht, ky edicion filloi me disa aktivitete sportive, ku edhe u zhvilluan finalet në “beach volley”, mundje duarsh dhe shah.

Krahas sporteve, qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës kishin mundësinë të argëtoheshin edhe me muzikë “live”, ku të pranishmit i argëtoi këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu si dhe këngëtarja Loreta Zeqiri.

Po ashtu, në sheshin "Adem Jashari" të Lipjanit u shtrua edhe sofra tradicionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat