Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 12 gusht:

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës, ku do të priten nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

Grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahet tryezë diskutimi me temën “Vullnetarizmi dhe rëndësia e tij”. (Ambientet e Kryqit të Kuq, Gjakovë, ora 11:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 12:00)

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

Drejtoria për Kulturë rini dhe Sport në Klinë përuron vëllimin poetik “Ndalo” të poetes Lulëjetë Dragidella – Tigani. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia mbyllëse e shkollës verore në Prizren. (Amfiteatri i madh, Prizren, ora 14:00)

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Taukbashqe, Prishtinë, ora 18:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat