266,293 të infektuar me COVID-19 që nga rastet e para në Kosovë

Kosova

266,293 të infektuar me COVID-19 që nga rastet e para në Kosovë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

3,184 persona kanë vdekur që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, të cilat ishin konfirmuar më 13 mars të vitit 2020.

Aktualisht janë 6527 raste aktive.

Ndërkohë, në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. 

Po ashtu, nga 2.703 testime të kryera, 869 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse, janë shëruar 1.265 persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat