Diell e vranësira për dy ditët e ardhshme në vend

Kosova

Diell e vranësira për dy ditët e ardhshme në vend

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Të mërkurën dhe të enjten, vendi do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat