​Krasniqi takon Benjamin e Soberberg: NDI do të vazhdojë mbështetjen për MAPL-në

Kosova

​Krasniqi takon Benjamin e Soberberg: NDI do të vazhdojë mbështetjen për MAPL-në

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:43
Foto nga takimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur sot në takim drejtorin e NDI-së për programet në Evropën Qendrore dhe Jugore Robert Benjamin dhe drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, me të cilët ka biseduar mbi programet e ministrisë, duke u fokusuar te komunitetet dhe fuqizimin e barazisë gjinore në nivelin lokal.

Ministri Krasniqi, gjithashtu nënvizoi edhe çështje të tjera përmes së cilave mund të ketë bashkëpunim në mes të MAPL-së dhe NDI-së në të ardhmen, si dhe falënderoi Benjamin për përkrahjen e vazhdueshme të NDI për institucionet e Kosovës.

Ndërsa, Benjamin shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për MAPL-në dhe nivelin lokal.

Duke u fokusuar në iniciativat të cilat mbështesin grupet e margjinalizuara dhe demokratizimin në nivelin lokal, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat