​COVID, mbi 60 raste aktive

Kosova

​COVID, mbi 60 raste aktive

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 64.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 10 raste të reja. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.024 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,280 qytetarë. 

Deri më sot 824.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.121 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,777 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat