​COVID, afër 50 raste aktive

Kosova

​COVID, afër 50 raste aktive

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 07:56
Ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 48.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.079 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,294 qytetarë.

Deri më sot 824.667 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.145 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,781 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat