Vdekja e hershme e Diellzës, Lladrovci ngushëllon familjen Leku nga Baica

Kosova

Vdekja e hershme e Diellzës, Lladrovci ngushëllon familjen Leku nga Baica

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:54
Diellza Leku dhe Ramiz Lladrovci

Me rastin e vdekjes në moshë të re të Diellza (Demir) Leku nga fshati Baicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Leku.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen në moshë të re të Diellza Demir Leku nga fshati Baicë i Komunës së Drenasit.

Ne emër të Komunës, familjes Leku ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre”, ka ngushëlluar kryetari Lladrovci familjen Leku.

Diellza vdiq të hënën, ndërsa varrimi i saj është pasditen e sotme në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat