Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:03
Kuvendi i Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë organizojnë konferencën e tretë rajonale për promovim dhe edukim shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë, datë 23.09.2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban takim me sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive të Republikës së Kosovës. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:15)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:30)

Instituti Demokratik i Kosovës shpalos rezultatet e sondazhit mbi këndvështrimin e qytetarëve për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Zyrat e KDI-së Prishtinë, ora 10:30)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pret në takim ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavský. Konferenca pas takimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e Certifikimit “IT EDUCATION”. Marrin pjesë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Restoranti “Bujana” Gjilan, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të mbajë konferencë për media. (Zyrat e VV-së Prizren, ora 11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara seancat e 4, 15 gusht, 22 dhe 23 shtator. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj merr pjesë në hapjen e punëtorisë së mbajtjes së kurseve të Filigranit. (Objekti i Filigranit Prizren, ora 14:00)

Në kuadër të Manifesta 14 Prishtina do të publikohet Manuali për Mësimdhënës "Zbulo Historinë Tënde: Manual për Kulturën Lokale". (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 16:00)

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mban takim me struktura dhe qytetarë në Podujevë. (Iliria Deluxe, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat