​Ngjarjet e datës 3 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 3 tetor

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Komisioni për Legjislacion interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskutim lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Të ftuar: Habit Hajredini - drejtori i Zyrёs pёr Qeverisje tё Mirё, Ahmet Kryeziu - drejtor i Save the Children pёr Kosovё dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 10:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

Nisin punimet në ndërtimin e çerdhes në fshatin Shalë të Lipjanit. (SHLM “Shaqir Hoxha”, ora 09:30)

Përurohen dy çerdhet e reja në Sllovi (ora 11:00) dhe çerdhja në Gadime të Lipjanit. (Ora 12:00) 

Prishtina ndez dritat e Sahat Kullës. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama dhe Niels Knudsen, zëvendës përfaqësues i përhershëm, UNDP Kosovë. (Ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat