​Sallahu: Njësia Korrektuese e EULEX-it është partner i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve të ShKK-së

Kosova

​Sallahu: Njësia Korrektuese e EULEX-it është partner i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve të ShKK-së

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:39
Pamje nga diskutimi për rolin e mbështetjes së këtij misioni për sistemin korrektues të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se njësia korrektuese e EULEX-it ka kontribuar për rritjen e efikasitetit të Shërbimit Korrektues në Kosovë. Kështu u shpreh ai në diskutimin për rolin e mbështetjes së këtij misioni për sistemin korrektues të Kosovës. Gjatë së martës në këtë diskutim është thënë edhe se kjo njësi ka kontribuar edhe në njësinë për përcjelljen e të burgosurve, duke ndihmuar edhe në dhënien e donacioneve.

Zëvendësministri Sallahu ka theksuar se Njësia Korrektuese e EULEX-it është partner i rëndësishëm për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sallahu: Mbështetja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it për Shërbimin Korrektues të Kosovës është e shumë anshme

"Mbështetja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it për Shërbimin Korrektues të Kosovës është e shumë anshme dhe e tillë ka qenë qysh nga fillimi. Ndihmesa e tyre daton qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, që nënkupton se njësia korrektuese është partner i rëndësishëm që ka mundësuar konsolidimin dhe avancimin e shërbimeve të ShKK-së. Element me rëndësi të lartë i kësaj mbështetje të Njësisë Korrektuese është mënyra e duhur se si ajo ka qenë e orientuar dhe se si ka përfshirë nivele dhe akterë të ndryshëm brenda Shërbimit Korrektues. Kjo ka siguruar një progres të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përfshirë aspektet teknike, burime njerëzore, profesionalizëm, aktet juridike dhe dhjetëra shërbime të tjera”, ka thënë ai.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ky institucion është lider dhe shembull në rajon për ofrimin e shërbimeve.

Dibrani: Njësia Korrektuese ka kontribuar në themelimin e njësisë për përcjelljen e të burgosurve

"Njësia korrektuese ka mbështetur ShKK-në në rishikimin dhe zhvillimin e politikave ekzistuese të sigurisë, trajtimin e të burgosurve dhe monitorimin e stafit gjatë kryerjes së detyrave të tyre ditore. Po ashtu, Njësia Korrektuese ka kontribuar në themelimin e njësisë për përcjelljen e të burgosurve, duke mbështetur ShKK-në në përcjelljen e të burgosurve në Mitrovicë, pastaj edhe në burgje të tjera, varësisht nga rrezikshmëria e të burgosurve...(13:05) Ka dhënë kontribut të madh edhe në dhënien e donacioneve të shumta, vetura, pajisje teknologjike, logjistikë, pajisje të sigurisë, mobilje për zyre, telefona e varg e varg listë donacionesh”, ka përmendur Dibrani.

Njësia Korrektuese e EULEX-it, siç tha Dibrani, ka iniciuar edhe njësinë për vlerësim dhe kategorizim të burgosurve.

E, shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vahakoski theksoi se vetëm javën e kaluar në një trajnim kanë marrë pjesë mbi 80 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues.

Vahakoski: Njësia Korrektuese e EULEX-it monitoron nevojën e grupeve të personave të cenueshëm

"Njësia Korrektuese e EULEX-it monitoron nevojën e grupeve të personave të cenueshëm, siç janë gratë, të miturit dhe të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. Nga viti 2008 deri në 2012, Njësia Korrektuese e EULEX-it ka përfshirë një grup të armatosur për shoqërimin e të burgosurve që janë bashkëvendosur në njësinë e shoqërimit të të burgosurve të ShKK-së. Pastaj me përgjegjësitë e reja që janë dorëzuar nga UNMIK-u, EULEX-i ishte i vetmi akter për të vlerësuar dhe për të pasur qasje në pjesën veriore të Kosovës për një atmosferë politike të tensionuar. Grupi për shoqërimin e të burgosurve ka qenë i ndarë në dy njësi, një i stacionuar në qendrën në Lipjan dhe në Dubravë. Grupi për shoqërimin e të burgosurve, rol kryesor kishte shoqërimin e të burgosurve në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Por, gjithashtu pjesën tjetër të Kosovës sa herë që resurset vendase për shoqërim të burgosurve ishin të pamjaftueshme”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se në këtë njësi tashmë janë vetëm pesë ekspertë ndërkombëtarë dhe pesë vendorw.

E,shefi i shtyllës së Eulex-it për Monitorim, Benny Tollestrup Jensen tha se njësia korrektuese përcjell gjithë zingjirin e drejtësisë.

Jensen: Njësia Korrektuese është një prej subjekteve në kuadër të shtyllës më të përgjithshme monitoruese të EULEX-it

“Njësia Korrektuese është një prej subjekteve në kuadër të shtyllës më të përgjithshme monitoruese të EULEX-it, e cila përcjell të gjithë zingjirin e drejtësisë, përfshirë policinë, prokurorinë, gjykatat, Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues. Ju mund të thoni se ky mision mbulon të gjithë rrugëtimin e kundërvajtësve nga momenti i kryerjes së një vepre. Shpresojmë largimin e tyre nga institucionet korrektuese përmes dyerve të tij, pasi të jetë ri-socializuar dhe rehabilituar në mënyrë efektive. Dhe kështu në mënyrë ideale të mos përsërisin këto vepra”, ka theksuar ai.

Njësia Korrektuese e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), tash e 14 vjet, ka pasur mandat ekzekutiv për ofrimin e mbështetjes operacionale të zyrtarëve për shoqërim të ShKK-së e për shoqërimin e të burgosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat