​Kastrati: Akset rrugore në Malishevë janë të kalueshme

Kosova

​Kastrati: Akset rrugore në Malishevë janë të kalueshme

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati ka folur mbi gjendjen e krijuar në Malishevë si pasojë e vërshimeve.

Ai në një postim në Facebook thotë se ndodhet pranë qytetarëve në këto ditë jo të lehta që e kanë kapluar komunën e Malishevës si pasojë e vërshimeve.

Vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati mirënjohje pa fund shpreh për bashkëpunëtorët e qeverisjes komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pamundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat