Këtë fundjavë priten reshjet e para të borës

Kosova

Këtë fundjavë priten reshjet e para të borës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ditëve të fundjavës në vendin tonë do të mbizotrojnë vranësirat, e pasditen e së dielës priten edhe të reshura shiu, që vende-vende mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. 

Në ditët e fundit të tetorit mbetet mot kryesisht i vranët, me pak intervale me diell ditën e martë, e ditën e mërkurë me mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit kalon edhe në vlera të dobëta përgjatë ditës së shtunë, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa të dielën edhe mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me vranësira, por pa reshje.

27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.

28.11 – Kryesisht vranët. Reshje të dobëta bore mund të vazhdojnë herët në mëngjes.

29.11 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.

30.11 – Kryesisht vranët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe në -2C e 1C, e ato maksimale të dielën zbresin në 3C, ndërsa në fillim të javës rriten edhe deri në 7C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë shënon rritje lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht me tendencë të rënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat