​Shënohet dita e FSK-së

Kosova

​Shënohet dita e FSK-së

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “Ditën e hapur’’.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

“Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim. Ejani të festojmë së bashku ditën tonë – Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat