Borë e shi, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Kosova

Borë e shi, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 07:24
Ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë fundjavës në vend.

Në fundjavë vransirat shtohen ditën e shtunë, e të dielen kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu, e temperaturat shënojnë rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit shënon një përmirësim ditën e enjte, ku mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, e nga dita e premtë sërish, pritet rritje e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.

1.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e viseve malore edhe borë.  Me rënie të temperaturës reshje bore mund të përzien me shi edhe në pjesë më të larta të Prishtinës.

2.12 – Kryesisht me vransira, por pa të reshura.  Pasdite do të ketë edhe intervale me diell.

3.12 – Kryesisht me vransira.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

4.12 – Kryesisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.

5.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.

Temperaturat të enjten pësojnë rënie, e më pas në rritje mbi vlera normale.  Minimalet pritet të zbresin edhe pranë 0C të premten, e më pas në fundjavë rriten deri në 5C.  Maksimalet zbresin në 3C e 4C të enjten, e deri të hënën kapin vlera edhe prej 10C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në juglindje, ku të dielen frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat