Malisheva pa energji elektrike, mjegulla po pengon intervenimin

Kosova

Malisheva pa energji elektrike, mjegulla po pengon intervenimin

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar konsumatorët e Malishevës se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit. 

Sipas KEDS-it, ekipet e tyre në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin. 

“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës.

Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat