Kardiologjia realizoi numër rekord të intervenimeve

Kosova

Kardiologjia realizoi numër rekord të intervenimeve

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 15:03
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sot ka informuar se në Laboratorin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë së zemrës, në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinik Universitare të Kosovës është realizuar numër rekord i intervenimeve.

Në javën që lamë pas, stafi i Klinikës së Kardiologjisë, siç është potencuar, ka kryer 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion dhe 6 implantime të pajisjeve komplekse CRT-D, duke shënuar një rekord të ri.

“U realizuan procedurat e studimit elektrofiziologjik me ablacion të suksesshëm (djegie të vatrës aritmogjene), me metodën e navigacionit elektroanatomik (3-D Mapping) tek shtatë pacientët të moshave prej 20-56 vjeç. Janë implantuar 6 pajisje të resinkronizimit elektrik të zemrës me defibrilator (CRT-D) te pacientët me dëmtim kronik të muskulit të zemrës, te të cilët terapia medikamentoze ka qenë e pamjaftueshme për t'u siguruar kualitet minimal jetëse, e për më tepër për t''i mbrojtur nga aritmitë jetë kërcënuese.”, ka bërë të ditur ShSKUK.

Laboratori i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë është njëri nga shërbimet e Klinikës së Kardiologjisë, i cili është i vetmi në nivel vendi i specializuar për trajtimin e çrregullimeve të ritmit dhe përçimit të zemrës me metoda intervente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat