​Bytyqi: Tatimi në pronë, qytetari do zgjidhje jo zgjedhje

Kosova

​Bytyqi: Tatimi në pronë, qytetari do zgjidhje jo zgjedhje

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:18
Shyqiri Bytyqi

Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi ka thënë se kush e vlerësoi pronën për kalkulimin e tatimit në pronë, është më me pak rëndësi se sa a është ky vlerësim i gjendjes reale.

Ai ka shtuar se e vërteta është se pronat nuk kanë qenë në përputhje me vlerën reale të tregut dhe tashmë me vlerësimin e ri kemi një harmonizim.

Tatimi në pronë, qytetari do zgjidhje jo zgjedhje!

Pak është e rëndësishme të kërkohet fajtori në ujërat e turbullta.

Mirë do të ishte që të gjendet zgjidhja urgjente që qytetarëve t'ju lehtësohet jetesa edhe ashtu tashmë e rënduar nga krizat e njëpasnjëshme.

Kush e vlerësoi pronën për kalkulimin e tatimit në pronë, është më me pak rëndësi se sa a është ky vlerësim i gjendjes reale.

E vërteta është se pronat nuk kanë qenë në përputhje me vlerën reale të tregut dhe tashmë me vlerësimin e ri kemi një harmonizim.

Çështja do shtruar në rrafshin social, a janë në gjendje që qytetarët ta përballojnë rritjen e tatimit në pronë 100%, në krahasim me vitin e kaluar?

Pa dyshimi se jo, sepse kostoja e jetesës së qytetarëve tashmë është në pikën e pa përballueshmërisë.

Zgjidhje:

Me urgjencë të amendamentohet Neni 9, i Ligjit “Për tatimin në pronë” dhe norma minimale të jetë 0.09%.

Sa të thjeshta janë gjërat për t'u zgjidhur kur dëshirojmë zgjidhje dhe jo zgjedhje!”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat