Ngjarjet e datës 26 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 26 janar

Më: 25 janar 2023 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Mbahet konferenca ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”. Marrin pjesë Ambasadori amerikan, Jefrrey M.Hovenier, kryeministri , Albin Kurti, dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Klan Arena, ora 09:00)

Instituti Riinvest organizon diskutimin e radhës në kuadër të “Green Talks” me temën “Burimet Ujore në Kosovë”. (Instituti Riinvest, rr. “Lidhja e Prizrenit”, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, diskuton për planin e punë së Komisionit për muajin shkurt 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Organizohet forumi ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Përveç kryeministrit të Kosovës, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.(Swiss Diamond, ora 10:45)

OJQ “Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike” mban konferencën “Bashkëpunimi ndëretnik në Mitrovicën e Veriut”. (OJQ ACDC Rr. Çika Jovina 3, Mitrovica e Veriut,ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat