Ngjarjet e datës 7 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 7 shkurt

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takon drejtorët e Komunës.( Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe ambasadori i OSBE-së. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat