​Ngjarjet e datës 13 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 13 mars

Më: 13 mars 2023 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit, përmes të cilit Universiteti do të mbështesë Ministrinë drejt zbatimit të suksesshëm të Strategjisë së Energjisë përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 08:20)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbajnë tryezën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik lidhur me procedurat e shpronësimit të pronave me qëllim të ndërtimit të rrugës/dalja për Pejë. (Salla e Kuvendit, objekti i ish-Bankos-it, kati i katërt, ora 10:00)

Republikanët e Kosovës mbajnë konferencën lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me moton “Zajednica-Kali Trojan”, ku merr pjesë Nikola Sanduloviq, kryetar i Republikanëve të Serbisë. (Hotel Sheraton, Marigona Residence, salla “GEGA”, ora 10:00)

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën vjetore “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi- momentet kyçe dhe perspektiva”. (Klan Arena, ora 10:00) 

Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, organizon protestë pranë administratës qendrore të QKUK-së, për shkak të pagesës së kujdestarive në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimeve që Qeverisë. (Ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohet raporti për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjinë, raporti për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit, si dhe pika tjera. (Kuvendi, salla C203, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat