​Ngjarjet e datës 21 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 21 mars

Më: 20 mars 2023 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Dega e Punës Sociale e Universitetit të Prishtinës organizojnë Konferencën Nacionale me temën "Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale ". Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu e Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Tomas Szynjog ( Hotel Sirius, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me drejtorët e Komunës.( Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Mbahet Konferenca e Kontabilitetit Digjital e organizuar nga Melita&Partners mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH, KUDO.(Klan arena, ora 09:30)

Finalizohet përfundimi i projekteve të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike komunale (financimi IPA 2017) në Kamenicë dhe Novobërd me mbështetjen e BE-së. (Kamenicë, ora 10:00. Novobërdë ora 11:30)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm”. (Parku i Gërmisë, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti, dhe kryeshefi ekzekutiv Evatar Zeqiri. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton planin e performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komuna e Pejës mban konsultim publik mbi rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.( Salla e Asamblesë, ora 11:00)

Me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit komuna e Deçanit organizon panairin e librit, do të promovohet libri “ Komiteti i Deçanit” i autorit Hasan Ukëhaxhaj dhe libri “Fjalori” i autorit Besnik Mustafaj. (Salla e kuvendit komunal ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected” – për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja”, fshati Herticë, Podujevë, ora 12:00)-

Komuna e Gjakovës shpall sportistet me te dalluar te vitit 2022.( Salla solemne e pallatit të kulturës ”Asim Vokshi” ora 12:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -dega Drenas organizon promovimin e monografisë” Bekimi, luftëtar i bekuar”.(Salla e kulturës ora 17:00)

Organizohet ceremonia e hapjes së Javës së Frankofonisë nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot. ( Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 18:00).

Balkan Trafik do të shfaqë Balkan what! dokumentar – episodi 1 Kosovë. (Termokiss, rruga “Ilaz Kodra”, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat