​Ngjarjet e datës 25 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 25 mars

Më: 25 mars 2023 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Në kuadër të manifestimit tradicional ‘Flakadani i Karadakut”, organizuar nga Komuna e Vitisë, bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Ora 10:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc. (Ora 10:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Fortesë. (Ora 11:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. (Ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, ku do të paraqitet shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

Mbahet Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit. (Palestra sportive në Deçan, ora 13:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Celinë. (Ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mban protestë kundër marrëveshjes me Serbinë të arritur në Ohër. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00. Fjalimet mbahen në oborrin e Qeverisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat