28 pacientë me Covid po trajtohen në Infektivë, drejtori Vishaj jep detaje

Kosova

28 pacientë me Covid po trajtohen në Infektivë, drejtori Vishaj jep detaje

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Ani pse është rritur numri i rasteve me COVID-19 në vend, Klinika Infektive situatën me pacientët të infektuar me coronavirus e ka stabile.

Në këtë klinikë janë të hospitalizuar vetëm 28 pacientë.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai tha se nga në Klinikën Infektive janë 10 pacientë me oksigjeno-terapi.

“Në klinikën Infektive situata me pacientët e infektuar me Covid-19 është stabile, momentalisht janë të hospitalizuar 28 pacientë dhe nga ta 14 janë pozitiv. Nga këta pacientë 10 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 pa oksigjeno-terapi”, deklaroi Vishaj.

Ndryshe, vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 2 viktima dhe 18 raste të reja me coronavirus, kurse momentalisht në vend janë 121 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat