Tahiri: Thirrja për të fituar drejtësia tani, është si dikur thirrja që të fitohej liria

Kosova

Tahiri: Thirrja për të fituar drejtësia tani, është si dikur thirrja që të fitohej liria

Më: 31 mars 2023 Në ora: 21:20
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet këtë të diel, më 2 prill, në orën 14:00.

“Thirrja për të fituar drejtësia tani është si dikur thirrja që të fitohej liria”, ka thënë Tahiri.

“Prandaj përkrahja për vlerën e lirisë që sot po mbrohet në Gjykatën Speciale është mbrojtje e historisë sonë të pastër e të lavdishme”, ka thënë tutje ai.

Tahiri ka shtuar se janë të bindur se do të fitojë drejtësia dhe krerët e UÇK-së ‘t’i kthehen familjes, shoqërisë e atdheut të tyre’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat