Homazhe në grykën e Llapushnikut

Kosova

Homazhe në grykën e Llapushnikut

Nga: Hysni Gashi Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, Administrata e fshatit Llapushnik me një pjesë të luftetarëve të saj, ka bërë homazhe ne 25 vjetorin e Epopesë se Grykës se Llapushnikut.

9 maji shënon një datë kthese në kalendarin e historisë sonë. Me këtë datë sivjet mbahet përvjetori i 25 i Epopesë se Grykës së Llapushnikut e cila shënon epokën me të ndritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo date përmban ne veti dëshirën, vullnetin dhe guximin qytetarë të popullit tonë në ëndrrën për të vendosur për fatin e themelet e një shteti për të cilin shumë gjenerata u sakrifikuan ndër breza.

Për me tëpër Epopeja e Grykës se Llapushnikut është e një randesie tjëtër të veçant,ndonëse për herë të parë Ushtria Çlirimtare nga lufta gujarile kishte kaluar ne atë frontale,ku edhe kishte bllokuar magjistralen Prishtin me zonen e Llapushes dhe Dukagjinit. Arterie kjo kryesore e furnizimit serb me gjysmen e Kosovës me pastaj shumë përfaqsues diplomatik ndërkombëtar kishin zbarkuar ne Grykën e Llapushnikut ne atë kohë.

Lavdi për jetë e mot heronjve e martirëve dhe të gjithë banorëve të Grykës Llapushnikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat