​Institucionet zotohen për zbatim të Ligjit kundër duhanit

Kosova

​Institucionet zotohen për zbatim të Ligjit kundër duhanit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:26
Foto nga vendngjarja

Institucionet e Kosovës janë zotuar për zbatim të ligjit dhe ashpërsim të masave për parandalimin e pirjes së duhanit në hapësirat publike dhe të mbyllura, në shënimin e Ditës Botërore pa duhan.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka thënë sot se në bazë të të dhënave, në Kosovë ka rënie të konsumimit të duhanit, por jo mjaftueshëm.

Ajo ka deklaruar se synimi i tyre është mbrojtja e shëndetit publik të qytetarëve nga duhan pirja, derisa ka përmendur edhe disa nga ndryshimet e mundshme të Ligjit kundër duhanit.

Gexha: Do të ndryshojmë Ligjin për duhanin

“Duke qenë se synim i joni, duke u nisur edhe nga fakti se kemi popullatë të re dhe obligime për mbrojtjen e shëndetit të tyre jemi në proces të zhvillimit të disa hapave të rëndësishëm. Ato përfshijnë edhe ndryshimet në ligjit të duhanit, me qëllim që në mënyrë specifike të rregullojmë çështjet që lidhen me cigaret elektronike dhe produktet e reja që kanë hyrë në treg pas miratimit të ligjit dhe të cilat po përdorën në masë të madhe. Me qëllim të forcimit dhe monitorimit të ligjit ditë më parë Qeveria e Kosovës formojë Këshillin ndër-ministror për kontrollin e duhanit. Jemi duke ndërtuar edhe një plan të monitorimit për kontrollin e duhanit”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shprehur angazhimin e tij për respektimin e Ligjit për parandalimin e prijës së duhanit, teksa ka theksuar se deri tani janë bërë mbi 4000 mijë inspektime dhe janë shqiptuar rreth 500 gjoba.

Peci: Kemi intensifikuar inspektimet

“Ka pasur një pajtim të heshtur që të bëhet kompromis me shëndetin e qytetarëve, përfshirë kompromisin e dhimbshëm për të dëmtuar shëndetin e fëmijëve tanë. Unë nga pozicioni i ministrit të Bujqësisë, me mburrje mund të t’iu them se kam intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme inspektimet dhe gjobat për institucionet të cilat janë shkelësit të ligjit në hapësirat publike”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, nikoqiri i takimit, drejtori Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani është shprehur se duhani është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë, andaj duhet të ulët niveli i konsumimit të tij.

Ramadani: Duhani vret dhe dëmton shëndetin e popullatës

“Këtë vit fushata për Ditën Botërore pa duhan i bën thirrjen qeverive dhe politik bërësve që të zhvillojnë politika dhe strategji të përshtatshme, po ashtu t’i përkrahin fermerët në rritjen e kulturave ushqimore dhe jo të duhanit...Duke pas parasysh se duhani vret dhe dëmton shëndetin e popullatës, prandaj për këtë ne kujdesemi që të ruajmë shëndetin e popullatës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Respektim të Ligjit kundër duhanit ka kërkuar edhe përfaqësuesi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat