​Ngjarjet e datës 1 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 1 qershor

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve (Qeveria e Kosovës P-38, 09:00)

Komuna e Deçanit organizon Festën e Abetares në nivel komunal dhe shënon Ditën e Fëmijëve (Palestrën Sportive "Ruzhdi Ramosaj", Isniq, 9:30)

Mbahet takimi i parë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës (Hotel Emerald, 09:30)

Komuna e Rahovecit përuron çerdhen për fëmijë në Krushë të Madhe (10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione pret në takim Komisionin Funksional me përfaqësuesit e Organizatës Save the Children dhe me anëtarët e grupeve të fëmijëve (Kuvendi i Kosovës N506, 10:00)

Komuna e Rahovecit përuron çerdhen për fëmijë në Ratkoc (11:00)

Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror "OFAP" shënon Ditën e Fëmijëve (Hotel Amazona, 12:00)

Save the Children Kosova lanson udhëzuesin miqësor për fëmijë (zyrat e Save the Children Kosova, 11:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, organizohet marsh nga Katedralja “Nënë Tereza” në drejtim të Teatrit Kombëtar të Kosovës (11:40)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të takohen me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës (Vila Gërmia, 12:00)

Komisioni për Shëndetësi viziton Klinikën e Pediatrisë në QKUK (Klinika e Pediatrisë, 12:30)

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me AZhR – Jug bëjnë lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e ndërmarrjeve ekzistuese (Shtëpia e Bardhë, 14:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat