Komuna e Lipjanit shpërndan 244 motokultivatorë në vlerë prej rreth 300 mijë euro

Kosova

Komuna e Lipjanit shpërndan 244 motokultivatorë në vlerë prej rreth 300 mijë euro

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Komuna e Lipjanit në bashkëpunimin me “Islamic Relief”, kanë bërë shpërndarjen e 244 motokultivatorëve në vlerë prej 228 044 euro.

Nënkryetari Diamant Bytyqi, tha se Komuna e Lipjanit, po i kushton rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë. Për këtë sektorë ai tha se kanë ndarë mbi 1 milionë euro subvencione.

“Komuna e Lipjanit është një krah i fuqishëm i bujqve. Këtë bashkëpunim me Islamikun e kemi filluar me një dark falënderuese”.

“Komuna e Lipjanit është duke i kushtuar rëndësi të veçantë sidomos sektorit të bujqësisë këtyre të fermerëve  vetëm këtë vit  mbi 1 milionë euro kanë qenë  subvencionime. Janë mbështetur mbi 900 bujq me pajisje që do tu shërbejnë atyre për ekonomi familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat