Ministria e Infrastrukturës e përgatitur për reshjet e borës

Kosova

Ministria e Infrastrukturës e përgatitur për reshjet e borës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të hapura për qarkullim. Kështu i kanë thënë nga Ministria e Infrastrukturës. Ndërkohë, Njësia e Trafikut Rrugor e Policisë së Kosovës ka shtuar patrullimet nëpër rrugë, duke kontrolluar nëse pronarët e automjeteve i kanë të gjitha pajisjet dimërore.

Policia e Kosovës ka shpeshtuar patrullimet nëpër rrugët regjionale dhe nacionale, pas rënies së temperaturave. Qytetarët shprehen se gjatë ditës nuk kanë hasur në ndonjë vështirësi në komunikacion.

“Në përgjithësi ishin të pastra, me borë nga pak por në rregull”, ka deklaruar në Ilmi Sadiku, qytetar nga Vushtrria.

Ndërkaq qytetari nga Podujeva, Skënder Haziri ka thënë se rrugët në këtë komunë janë të hapura.

“Nga Podujeva shumë mirë, të gjitha ishin të hapura, rrugët janë të shtrira, nuk janë të ngrira”, ka deklaruar Haziri.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim dhe se komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem.

“Gjendja e rrugëve është e mirë, pasi i kemi 14 kontrata të nënshkruara, në të gjitha rrugët e Kosovës dhe gjithashtu katër kontratat tjera të cilat janë në autoudhë dhe përgjithësisht gjendja është e mirë”, ka thënë Durmishi.

Tutje ai ka thënë se rrugët e vendit, janë të mbuluara me operatorët ekonomik që e kanë për detyrë mirëmbajtjen e tyre dhe ka thënë se në çfarëdo situate nuk do të ketë probleme.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 60 aksidente trafiku, 20 prej tyre me të lënduar dhe 40 me dëme materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat