Si do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme?

Kosova

Si do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme?

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka dhënë detaje se si do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme.

Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë, ndërsa nga dita e enjte frynë erëra jugperëndimore e perëndimore me hove deri në 13m/s ditën e premte.

Njoftimi i plotë:

Të martën rënie temperaturash e shi.  Nga e mërkura më shumë diell.  Temperaturat në rritje.

17.03.2024 – Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë.  Natën me kalimin në ditën e martë, një sistem frontal sjell të reshura shiu, ku pritet të depërtojnë edhe masa më të ftohta ajrore që zbresin temperaturat maksimale në 9C e 10C.  Të reshurat pushojnë gjatë ditës, e në mbrëmje priten edhe kthjellime.

E mërkura në mëngjes do të jetë më e ftohtë, me minimale që mund të zbresin në -2C e -3C.  Do të ketë më shumë intervale me diell edhe përgjatë ditës së enjtë, kur temperaturat ditën shënojnë rritje deri në 15C e 16C.

Ditën e martë erërat ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore dhe me frynë me hove deri në 12m/s.  Nga dita e enjte frynë erëra jugperëndimore e perëndimore me hove deri në 13m/s ditën e premtë.

Nivelet e ndotjes ajrore shënojnë rritje kryesisht orëve të mbrëmjes, me indeks që kalon edhe në vlera të dobëta.  DItën indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

18.03 – Mot i butë.  Paradite intervale me diell.  Gjatë ditës vransira e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

19.03 – Më ftohtë dhe shi orëve të para të ditës.  Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

20.03 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë.

21.03 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më butë.

22.03 – Butë.  Intervale me diell dhe vransira.

Shtypja atmosferike përreth vlerave normale në fillim të javës, e më pas shënon rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat