Shajkoci kujton rënien e Hasan Ramadanit

Kosova

Shajkoci kujton rënien e Hasan Ramadanit

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 23:15
Hasan Ramadani

Konsiderohet si njëri nga veprimtarët më të shquar të çështjes kombëtare.

Andaj llapjanët kujdesen që për çdo përvjetor ta kujtojnë sakrificën e heroit Hasan Ramadani, i cili e dha jetën për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Këshilli Organizativ i fshatit Shajkoc, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Podujevës organizuan një takim për 30 vjetorin e rënies të Ramadanit.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se Hasan Ramadani do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.

Kurse, për Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, heronjtë sikurse Ramadani janë bazamenti mbi të cilin sot po ndërtohet forca e sigurisë së Kosovë.

Ndërkaq e bija heroit pati disa porosi për politikanët e Kosovës.

E të afërmit e tregojnë se qysh i ri Hasan Ramadani ka qenë i përkushtuar që Kosova të çlirohej njëherë e përgjithmonë.

Se sa patriot ka qenë Ramadani, rrëfen edhe ish-kryetari i fshatit të Shajkocit, Islam Bekolli.

Më 7 gusht të vitit 1994, forcat e policisë serbe të përcjella me tanke dhe blinda ushtarake rrethuan shtëpinë e Hasan Ramadanit dhe në atë betejë të pabarabartë ai u vra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat