Rënie e temperaturës javën e ardhshme, priten reshje shiu e bore

Kosova

Rënie e temperaturës javën e ardhshme, priten reshje shiu e bore

Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:21
Ilustrim

Mendimi për motin – 14.03.2025 – Trendet dyjavore

Sipas trendeve të fundit, temperaturat pësojnë një rënie drastike në fillim të javës vijuese. Nga 25C sa arrinë ditën e shtunë, zbresin deri në 3C, maksimalet të martën, e minimalet zbresin edhe në -5C.

Fillimisht priten reshje shiu ditën e hënë, që me rënie të temperaturës mund të shndërrohen edhe në reshje bore, e viseve malore do jenë kryesisht reshje dëbore.Me fillimin e pranverës astronomike, parashihet mot më i qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell nga dita e mërkurë.

Temperaturat shënojnë një trend të rritjes deri në 14C, fundjavën e ardhshme. Rritje graduale shënojnë edhe minimalet, por që po mbesin nën 0C, pothuajse pjesën më të madhe të javës.

Në javën e fundit të marsit, sërish priten periudha me shi, për momentin me temperatura lehtazi mbi normale, deri në 16C e 17C ato maksimale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat