Përfundojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në ish-zonën industriale të Prizrenit

Kosova

Përfundojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në ish-zonën industriale të Prizrenit

Më: 11 prill 2025 Në ora: 12:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në udhëkryqin mes rrugës “Ekrem Rexha” (ish rruga “Tirana”) dhe rrugës “Ramadan Bush” (në drejtim të KFOR-it turk).

Sipas organeve komunale ky projekt do ta rris sigurinë në komunikacion, do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta organizojë në mënyrë efikase trafikun në këtë zonë shumë të frekuentuar.

Njoftimi i plotë

“Po ashtu, rrethrrotullimi i ri do të ndihmojë në shkarkimin e ngarkesës në rrethrrotullimin ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për automjetet”, përfundon njoftimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat