Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, bënë homazhe në nderim të katër dëshmorëve të kombit, të rënë me armë në dorë për lirinë e Kosovës, Sokol Elshani, Fetah Kiqina, Besim Mala dhe Halil Bajraktari.
Me përulje dhe mirënjohje të thellë, kryetari Lladrovci nderoi jetën dhe veprën e këtyre bijve të kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre është themeli i lirisë që gëzojmë sot.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, janë bërë homazhe edhe për viktimat e masakrave në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, të kryera nga forcat serbe më 17 prill 1999, gjatë ofensivës së egër kundër popullsisë civile shqiptare.
Në Poklek, u masakruan mizorisht 54 civilë të pafajshëm, anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha.
Në Çikatovë të Vjetër, u vranë 24 civilë shqiptarë të tjerë.