Në Drenas u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Kosova

Në Drenas u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Më: 18 prill 2025 Në ora: 08:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas, u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku morën pjesë anëtarë të Këshillit, ekzekutivi komunal, monitorues të KFOR-it dhe MPB.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe u aprovua procesverbali i mbledhjes së kaluar të mbajtur më 20 shkurt 2025.

Po ashtu, përfaqësues të Stacionit të Policisë në Drenas informuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë, duke prezantuar të dhëna dhe zhvillime të fundit që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike.

Në pikën e tretë të rendit të ditës, u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin dhe përmirësimin e sigurisë në qytet dhe fshatra të komunës.

Mbledhja u mbyll me mirënjohje për pjesëmarrësit dhe theksimin e rëndësisë së bashkëpunimit të institucioneve lokale me qytetarët për një mjedis më të sigurt për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat